Gjykata e Shkodrës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë për tre personat e arrestuar dy ditë më parë si të dyshuarit për atentatin me tritol ndaj biznesmentit Lul Kulla.
Si pasojë e shpërthimit me 400 gr tritol më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Lul Kulla.
Gjyakta vendosi masën e sigurisë “Aarrest me burg” për Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta, të cilët u arrestuan në bashkëpunim me policinë e Elbasanit.