Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon arsyen pse policia nuk e kap autorin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:44 03-12-2020 Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon arsyen pse policia nuk e kap autorin

Atentati i 15 shtatorit në mes të Tiranës ku mbeti i plagosur shtetasi Preng Gjini ka si autor një Italian.  

Kështu u shpreh gazetari investigativ, Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

Sipas Hoxhës bëhet fjalë për një vrasës me shtetësi të huaj dhe kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.

“Kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot. Është italian ekzekutori” tha Hoxha.

Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë në makinën më të cilën po udhëtonte, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja. Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës në Tiranë.

Saga e mosmarrëveshje fillon me vrasjen e Kreshnik Gjinin në Belgjikë, Armando Gjini (vëllai i Preng Gjinit) në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Reçi në Romë.

Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur. I fundit ishte Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua ne snajper në mes të Rrëshenit në fillim të këtij viti.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari Hoxha jep DETAJE të forta për atentatin MAFIOZ që iu bë Ilir Zelkës në Brazil: Punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri, s’e kanë vrarë shqiptarët...
Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët, me Saliun në krye... »
Article Logic
Execution time: 0.009937047958374
array(1) { ["section"]=> string(89) "atentati-ndaj-preng-gjinit-artan-hoxha-zbulon-arsyen-pse-policia-nuk-e-kap-autorin-230110" }