Atentati ndaj Preng Gjinit në Selitë: Përfundon takimi i krerëve të Policisë së Tiranës me prokurorët, kamerat fiksojnë një të dyshuar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 24-09-2020 Atentati ndaj Preng Gjinit në Selitë: Përfundon takimi i krerëve të Policisë së Tiranës me prokurorët, kamerat fiksojnë një të dyshuar

Një person i afërt me familjen Reçi dyshohet se është personi që ka kryer atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini.

Të paktën kështu ka dalë nga takimi që është zhvilluar paraditen e sotme në mes prokurorëve në Prokurorinë e Tiranës dhe krerëve të Policisë së Tiranës. Në takimin 80 minutësh mes dy palëve, është diskutuar për zbardhjen e atentatit të rëndë në mes të Tiranës, në vendin e quajtur ura e Selitës.

Sipas tyre, kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një makinë e cila ka lëvizur disa herë në zonë para se të ndodhte atentati. Nga hetimet, dyshohet se personi që lëvizte me këtë makinë është i afërm i familjes Reçi, familje me të cilën Preng Gjini është në hasmëri.

Ai është fiksuar dhe dyke ecur në këmbë, me kapele dhe rroba të errëta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010910034179688
array(1) { ["section"]=> string(139) "atentati-ndaj-preng-gjinit-ne-selite-perfundon-takimi-i-krereve-te-policise-se-tiranes-me-prokuroret-kamerat-fiksojne-nje-te-dyshuar-221481" }