Atentati ndaj Preng Gjinit, prokuroria thërret në takim drejtuesit e policisë së Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 24-09-2020 Atentati ndaj Preng Gjinit, prokuroria thërret në takim drejtuesit e policisë së Tiranës Ilustruese

Drejtuesit e Policisë së Tiranës kanë nisur një takim në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës, me në fokus ngjarjet e fundit kriminale.

Në takim janë drejtori i Tiranës, Rebani Jaupi, shefat e komisariateve dhe shefat e krimeve.

Fokusi i këtij takimi është te atentati që ndodhi disa ditë më parë, ndaj Preng Gjinit, të cilit iu vu tritol në makinë.

Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje, mes familjeve Reçi dhe Gjini në Rrëshen.

Mësohet se organi i akuzës ka mbledhur në takim drejtuesit e policisë për të kërkuar me shumë informacion për ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011445045471191
array(1) { ["section"]=> string(94) "atentati-ndaj-preng-gjinit-prokuroria-therret-ne-takim-drejtuesit-e-policise-se-tiranes-221476" }