Atentati ndaj prokuorit Ndoja, reagon Lleshaj: Ka një lajm shumë të madh…

Publikuar tek: politike, më 23:35 11-11-2019 Atentati ndaj prokuorit Ndoja, reagon Lleshaj: Ka një lajm shumë të madh… Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Policia ka arritur në kohë rekord që identifikojë një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, disa ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit.

I ftuar në Opinion, Lleshaj tha se një lajm shumë i madh dhe për tu vlerësuar është që Policia ka arritur në kohë rekord të identifikojë një nga autorët e atentatit me prova të pakundërshtueshme.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, u shpreh Lleshaj.

Kujtojmë se, për atentatin ndaj prokuorit Arjan Ndoja është arrestuar Redjan Rraja, pasi në makinën e atentatorëve u gjetën syzet dhe shenja gishtave të tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076038837432861
array(1) { ["section"]=> string(77) "atentati-ndaj-prokuorit-ndoja-reagon-lleshaj-ka-nje-lajm-shume-te-madh-185544" }