Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet, dosja dërgohet në gjykatë për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 28-01-2021 Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet, dosja dërgohet në gjykatë për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn FotoMontazh: Autori i dyshuar Redjan Rraja - Prokurori Ndoja

SPAK ka mbyllur hetimet për atentatin ndaj prokuroit Arjan Ndoja, ngjarje që ka ndodhur më 1 nëntor 2019.

Bëhet me dije SPAK ka dërguar dosjen në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, nën akuzë për 6 vepra penale, për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t'i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokurori ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 85-vjetorin e Ismail Kadaresë, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhuron për Shtëpinë Studio “Kadare” në Tiranë disa kopje të albumit “Kadare dhe Gjirokastra”
Reshjet çajnë argjinaturën mbrojtëse, FNSH ndihmon banorët e Shirqit; në temperaturë nën 0, me teneqe dhe kallamishte parandalojnë përmbytjen në zonë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011155843734741
array(1) { ["section"]=> string(125) "atentati-ndaj-prokurorit-arjan-ndoja-spak-mbyll-hetimet-dosja-dergohet-ne-gjykate-per-redjan-rrajen-dhe-ariol-halilajn-236739" }