Atentati ndaj prokurorit: Ndoj flet në spital për autorët, çfarë dihet deri tani (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 01-11-2019 Atentati ndaj prokurorit: Ndoj flet në spital për autorët, çfarë dihet deri tani (DETAJET)

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri bashkë me dy persona të tjerë.

Atentati ka ndodhur rreth orës 16:30 teksa prokurori Ndoj po udhëtonte me makinë nga Durrësi drejt Tiranës. Në makinën tip “Mercedes” me targa 'AA 333 ZD', që rezulton të mos jetë në pronësi të ndonjë prej të plagosurve, udhëtonin edhe Aleksandër Laho, i njohur edhe me identitetin Landi Muharremi, person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Makina drejtohej nga shoferi i prokurorit të Durrësit, Andi Maloku.

Dyshohet se një makinë tjetër mund t’i ketë ndjekur nga pas dhe ka hapur zjarr në drejtim të mjetit të prokurorit Ndoj. Shoferi i tij Andi Maloku ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Plagosja e tij e rëndë ka bërë që ai të humbë kontrollin e makinës dhe të përfundojë jashtë autostradës. Makina është qëlluar në pejsën e pasme.

Aty kalimtarë të shumtë të rastësishëm janë mbledhur rreth makinës dhe kanë nxjerrë të plagosurit.

Momenti kur kalimtarët nxjerrin nga makina prokurorin Ndoj dhe të plagosurin tjetër

Prokurori Ndoj ka mundur t’i flasë policisë në spital duke insistuar në gjetjen e autorëve të atentatit.

Spitali i Traumës në Tiranë ku ndodhet shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku është blinduar nga forca të shumta policie. Maloku është ish punonjës policie i Komisariatit të Krujës.

8cd24dbcddd4cd75a3c5c90cde13cecf_L.jpg

Uniformat blu ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa postblloqe. Deri më tani janë shoqëruar disa persona, por ata janë dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes.

Hetimet po kryhen nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini, ndërsa rreth orës 18:30 në vendngjarje ka shkuar kreu i Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Prokurori Arjan Ndoj është i njohur për publikun pas përplasjes ditët e fundit me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin Erion Braçe. Ata e kanë akuzuar direkt se Ndoj 'punon për grupet kriminale dhe falsifikimin e pronave në favor të tyre'.

sgfwergwrghw34gh.jpg

Në fakt, personi që ishte në makinë me prokurorin Ndoj sot teksa iu bë atentat është Landi Muharremi, i njohur si i forti i Shijakut. Ai ka dhunuar biznesmenin amerikano-libanez Faadi Mitri në vitin 2016. Biznesmeni i huaj planifikonte të ndërtonte një super-kompleks turistik miliona dollarësh në Gjirin e Lalzit, por pas dhunimit barbar, projekti u anulua dhe biznesmeni së bashku me familjen u largua përfundimisht nga Shqipëria.

Që prej asaj kohe Landi Muharremi ishte në kërkim nga policia, ai qarkullonte me identitetin tjetër Aleksandër Laho apo Pëllumb Muharremi. Por askujt s’mund t'ia merrte mendja se ai do të ndodhej në shoqërinë e prokurorit të Durrësit teksa ndaj tyre u zbrazën plumbat e kallashnikovit.

dfgdfgdfghdfh.jpg

Landi Muharremi

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Durrës - Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Shkozetit" kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.49994301795959
array(1) { ["section"]=> string(86) "atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-flet-ne-spital-per-autoret-cfare-dihet-deri-tani-184380" }