Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Rama reagon për herë të parë: Punë e shkëlqyer e Policisë, do t’i nxjerrim 'ujin e zi' foleve të krimit

Publikuar tek: barometri, më 07:32 06-11-2019 Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Rama reagon për herë të parë: Punë e shkëlqyer e Policisë, do t’i nxjerrim 'ujin e zi' foleve të krimit Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Përmes një statusi në Twitter, Rama përshëndet me respekt Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.

Kryeministri deklaron se do t’i nxjerrin 'ujin e zi' foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojnë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu.

Kujtojmë se Rama akuzoi në seancë plenare, prokurorin Arjan Ndoji për lidhje me bandat dhe krimin e organizuar në Durrës.

Statusi i plotë:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.  Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035492897033691
array(1) { ["section"]=> string(137) "atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-rama-reagon-per-here-te-pare-pune-e-shkelqyer-e-policise-do-t-i-nxjerrim-ujin-e-zi-foleve-te-krimit-184857" }