Atentati ndaj prokurorit NDOJA vë në lëvizje shtetin, Ardi VELIU kërkon informacione të sakta, zbulohet se cilët prokurorë kanë marrë çështjen (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:59 03-11-2019 Atentati ndaj prokurorit NDOJA vë në lëvizje shtetin, Ardi VELIU kërkon informacione të sakta, zbulohet se cilët prokurorë kanë marrë çështjen (EMRAT-FOTO) Ardi Veliu (lart-majtas), automjeti ku udhëtonte Arjan Ndoja pas atentatit, Arjan Ndoja (poshtë-djathtas)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka kërkuar informacion mbi ecurinë e deritanishme të hetimeve mbi atentatin e ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet.

Kreu i Policisë së Shtetit ka bërë thirrje që të sigurohet çdo provë e mundshme materiale në të dyja automjetet e përfshira në atentat (njëra makinë ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe automjeti tjetër i atentatorëve). 

Ndërkohë, është zbardhur se kush e ka marrë përsipër hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini janë caktuar si personat përgjegjës për ecurinë e hetimeve të sulmit mafioz ndaj prokurorit të kontestuar nga Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe.

Ky është reagimi i parë zyrtar që institucionet e shtetit kanë bërë dy ditë pas atentatit në Shkozet, e cila tronditi opinionin publik.

anton martini.jpg

Anton Martini 

1552981878_HAJDARMATAJ.jpg

Besim Hajdarmataj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036890029907227
array(1) { ["section"]=> string(158) "atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-ve-ne-levizje-shtetin-ardi-veliu-kerkon-informacione-te-sakta-zbulohet-se-cilet-prokurore-kane-marre-ceshtjen-emrat-foto-184543" }