Atentati ndaj Tom Doshit/ ''Zbërthehet'' Durim Bami: Toni më tha kemi një porosi nga lart për ta vrarë, 500 mijë euro po e bëre

Publikuar tek: aktualitet, më 08:20 04-03-2015 Atentati ndaj Tom Doshit/ ''Zbërthehet'' Durim Bami: Toni më tha kemi një porosi nga lart për ta vrarë, 500 mijë euro po e bëre Deputeti Tom Doshi

I arrestuari Durim Bami, pas akuzave të Tom Doshit për atentat ndaj tij, ka rrëfyer dje në Polici se ka marrë porosi për ta vrarë deputetin nga Toni, një pronar lokalesh në ish-Bllok, që tani është larguar nga Shqipëria dhe sipas të dhënave ndodhet në Gjermani.

‘’Toni më tha që kemi një porosi nga lart për të vrarë Tom Doshin. Eleminimi duhej të ndodhë me lëndë shpërthyese. Ke 500 mijë euro në dorë po e bëre’’, mësohet t’i ketë thënë Durim Bami, ditën e djeshme policisë.

Sipas dëshmisë së Bamit, atë e ka kontaktuar vetë Toni. ‘’Më kontaktoi një person që e njoh me emrin Toni. Është pronar i një lokali të njohur në Bllok’’, rrëfeu për policinë Bami, siç bën të ditur gazeta ‘’Shqip’’.

Sipas dëshmisë së djeshme të të arrestuarit,  ai ka reflektuar thellë për këtë ofertë, duke menduar më pas t’ia rrëfente porosinë vetë deputetit Tom Doshi. ‘’E pranova në fillim porosinë, por pata frikë, sepse nuk ishte punë dosido. U mendova gjatë dhe vendosa t’ia tregoja personalisht Tom Doshit të gjithë planin për vrasjen e tij’’, ka thënë Bami.

Durim Bami është arrestuar ditën e djeshme, pak pas mesnatës, teksa po kalonte kufirin me Malin e Zi. Ai po kështu ka qenë i kërkuar edhe për rrëmbimin e Enver Stafukës, një person që u zhduk disa ditë më parë por njëkohësisht edhe për eksplozivin që iu vendos dy ditë më parë një biznesmeni në Fushë-Krujë. Ende nuk ka të dhëna se në çfarë vendi të Gjermanisë ndodhet Toni, i përmendur nga Bami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 24 baballarë dëshmojnë për Frrokun
Kërcënohet gazetari Hoxha, zbardhet sms-ja, shkak “Xibraka” »
Article Logic
Execution time: 0.01147198677063
array(1) { ["section"]=> string(125) "atentati-ndaj-tom-doshit-zberthehet-durim-bami-toni-me-tha-kemi-nje-porosi-nga-lart-per-ta-vrare-500-mije-euro-po-e-bere-4916" }