Atentati në autostradë, Hoxha: Makina e Dalipajt tepër e shpejtë. Besoj se autorët kanë qenë në dy automjete

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 25-04-2017 Atentati në autostradë, Hoxha: Makina e Dalipajt tepër e shpejtë. Besoj se autorët kanë qenë në dy automjete

Gazertari investigativ Artan Hoxha ka folur sot në rubrikën “Opinion” të “News24” rreth ekzekutimit në autostradën Tiranë-Durrës të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautit.

Hoxha u shpreh se dy viktimat janë qëlluar me mbi 50 plumba, teksa po udhëtonin me një makinë tepër të shpejtë, Audi S8. Mjeti i viktimave sipas Hoxhës është regjistruar në emër të një personi që merret me shit-blerje automjetesh.

Hoxha u shpreh se për të kryer një ekzekutim të tillë, në rastin kur makina e viktimave ishte e shpejtë, autorët mund të kenë qenë me dy mjete të ndryshme.

Pjesë nga fajla e Hoxhës:

Autorët kanë patur informacion të plotë për viktimat. I kanë ndjekur i kanë survejuar gjatë gjithë kohës. Mendohet se janë përdorur mbi 50 plumba.

Automjeti me të cilin ka lëvizur viktima është një mjet shumë i shpejtë, Audi S8, mjet shumë luksoz, i 2014-ës, mjeti është targuar në emër të një personi që merret me tregti makinash, nuk është në emër të Dalipajt.

Dhe që autorët ta kenë gjurmuar me vetëm një makinë nga mbrapa është thuajse e pamundur të parakalosh një Audi kaq të shpejtë.

Fakti që janë hedhur dy karikatorë të tillë kallashnikovi, në një automjet të shpejtë, do të thotë që autorët e kanë parashikuar edhe këtë gjë, prandaj kanë zgjedhur kallashnikovin.

Më duket pak e pamundur që ta ketë realizuar një automjet i vetëm. Të dhënat dëshmojnë që akioni është bërë në lëvizje. Dyshohet që në trupin e dalipajt të jenë 20 predha që e kanë goditur.

Kamerat e sigurisë do dëshmojnë që nëse kemi të bëjmë me dy automjete. Ku një mjet i ul shpejtësinë dhe mjeti tjetër kryen ekzekutimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria destinacioni më i ri i kroçerave
Gazetari Hoxha: Ja arsyet e vërteta të lëvizjeve të bujshme në Polici »
Article Logic
Execution time: 0.011535167694092
array(1) { ["section"]=> string(111) "atentati-ne-autostrade-hoxha-makina-e-dalipajt-teper-e-shpejte-besoj-se-autoret-kane-qene-ne-dy-automjete-76420" }