Atentati në Durrës, ja pse autorët mund të identifikohen lehtësisht

Publikuar tek: aktualitet, më 14:02 25-04-2017 Atentati në Durrës, ja pse autorët mund të identifikohen lehtësisht

Vrasja me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit, ku mbetën të vrarë dy persona ish-Shefi i Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj ndodhi në një zonë të rrethuar nga dhjetëra biznese.

Viktimat janë qëlluar brenda një makine tip “Audi” me targa AA 111 OI nga një tjetër makinë në ecje. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash (12 plumba) në drejtim të makinës së Dalipajt janë larguar me shpejtësi.

Por, sipas të dhënave paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të mbushur me biznese, që janë të pajisura me kamera sigurie.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke sekuestruar fillimisht pamjet filmike të kamerave të suigurisë. Pas verifikimit të pamjeve, policia mund të identifikojë targën e makinës së autorëve, ndoshta edhe pamjen e vetë autorëve.  

Megjithatë, policia po punon dhe pritet të japë detaje në orët në vijim. 

 

3.jpg

 

11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sonte në darkë plas “bomba” në Policinë e Shtetit, lëvizje "furtunë"
Ekzekutimi i ish-Shefit të Krimit Ekonomik, zbulohet detaji i fortë »
Article Logic
Execution time: 0.01296591758728
array(1) { ["section"]=> string(72) "atentati-ne-durres-ja-pse-autoret-mund-te-identifikohen-lehtesisht-76394" }