Atentati në lokal në Kinostudio, arrestohet vjehrri i autorit, arsenal armësh në magazinë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 23-03-2017 Atentati në lokal në Kinostudio, arrestohet vjehrri i autorit, arsenal armësh në magazinë

Pak ditë pas plagosjes së një 30-vjeçari në një lokal në Kinostudio në Tiranë, policia ka arrestuar vjehrrin e njërit prej autorëve të dyshuar.

Dy persona të cilët janë identifikuar dy ditë më parë si autorët përgjegjës të plagosjes së E.D 34 vjeç.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, Koço Kolvani, 58 vjeç, banues në Tiranë. Në vazhdim të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2017, në Kinostudio dhe kontrolleve për kapjen e dy atorëve të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, gjatë kontrollit të magazinave në pronësi të shtetasit Koço Kolvani (vjehrri i njërit nga autorëve të dyshuar), janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Dy armë zjarri, automatike model 56 – Dy krehër automatiku model 56 – 55 fishekë model 56 Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/3 i Kodit Penal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rrjeti i vullnetarëve”, Bashkia e Tiranës hap aplikimet online
Katastrofa më e madhe ekologjike ndonjëherë në Shqipëri, gjenden 20 ton peshq të ngordhur në liqenin e Fierzës »
Article Logic
Execution time: 0.010981798171997
array(1) { ["section"]=> string(93) "atentati-ne-lokal-ne-kinostudio-arrestohet-vjehrri-i-autorit-arsenal-armesh-ne-magazine-72884" }