Atentati në mes të lokalit mbrëmë në Tiranë, identifikohen autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 21-03-2017 Atentati në mes të lokalit mbrëmë në Tiranë, identifikohen autorët

Dy persona të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në një lokal në Tiranë dhe kanë hapur zjarr ndaj një 30 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën "Aleksander Moisiu" pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet. I plagosur me dy plumba në gjoks dhe në krah ka mbetur shtetasi Eduart Duka nga Fushë Kruja.

Sakaq, policia ka identifikuar autorët. Ata janë dy, 30 dhe 26 vjeç me inicialet L. D., dhe E. D. Dyshohet se konflikti mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur më 8 shkurt 2017, për motive ende të pasqaruara nga zyrtarët blu.

Sipas policisë, më datë 20.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 20:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se kanë tentuar të vrasin, me armë zjarri shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 gëzhoja, me kalibër 7.65 mm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si po zgjatet bulevardi kryesor i Tiranës (FOTO)
Shokuese kjo që ndodh në Tiranë, punonjësit e azilit rrahin të moshuarin që ulëret nga dhimbjet (KUJDES! PAMJE TË RËNDA) »
Article Logic
Execution time: 0.010674953460693
array(1) { ["section"]=> string(71) "atentati-ne-mes-te-lokalit-mbreme-ne-tirane-identifikohen-autoret-72622" }