Atentati në Peqin, i plagosuri dhëndërr i Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit në ’97, zbulohet emri i autorit (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:02 29-05-2020 Atentati në Peqin, i plagosuri dhëndërr i Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit në ’97, zbulohet emri i autorit (DETAJE) Ilustruese

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjes e mbrëmjes së sotme në Peqin, ku si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur në këmbë 31-vjeçari Besmir Hakballa.

Ndërkaq, burime për mediet pohuan se i plagosuri është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, i dënuar me burg përjetë. Kateshi është një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Ndërkohë është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të plagosjes, dhe ai është Adriatik Mezja, peson me precedent penal. Burime bëjnë me dije se Mezja, para pak muajsh ka qenë vetë objekt i një atentati, por ia ka hedhur paq.

Lexo edhe: Të shtëna me armë në Peqin, ka të plagosur (EMRI)

Lexo edhe: Plagosja e 31 vjeçarit në Peqin, Policia jep DETAJE: Konflikt i çastit, identifikuam autorin dhe po punojmë për arrestimin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095629692077637
array(1) { ["section"]=> string(121) "atentati-ne-peqin-i-plagosuri-dhenderr-i-tan-kateshit-kapobandes-se-elbasanit-ne-97-zbulohet-emri-i-autorit-detaje-208344" }