Atentati në Tiranë: Dy kalimtarë të plagosur, një italian dhe një i mitur

Publikuar tek: aktualitet, më 20:49 15-09-2020 Atentati në Tiranë: Dy kalimtarë të plagosur, një italian dhe një i mitur

Nga atentati me tritol në Tiranë kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në një zonë tepër të populluar të Tiranës, te ura e Selitës, pranë ish parkut të autobusëve.

Mësohet se nga shpërthimi i fortë i eksplozivit me telekomandë në makinën e Prend Gjinit, kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë të rastësishëm.

Një prej kalimtarëve është një shtetas italian, ndërsa tjetri është një djalë i mitur. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shënjestra e atentatit, Prend Gjini është duke iu nënshtruar operacionit te spitali i Traumës në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të kritike.

Forca shpërthyese ka shkatërruar edhe dy makina të tjera që ndodheshin mbi urë në momentin e atentatit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011829137802124
array(1) { ["section"]=> string(78) "atentati-ne-tirane-dy-kalimtare-te-plagosur-nje-italian-dhe-nje-i-mitur-220499" }