Atentati në Tiranë/ Në makinë ishin 4 persona, autori i mitur e fshehu armën poshtë batanijes

Publikuar tek: aktualitet, më 21:09 01-10-2015 Atentati në Tiranë/ Në makinë ishin 4 persona, autori i mitur e fshehu armën poshtë batanijes Foto nga vendngjarja

Një atentat me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lulishten “1 Maji”, përballë ish-Ekspozitës në Tiranë.

Viktimat janë Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, të cilët ndodheshin si pasagjerë në automjetin tip “BMW” me targë AA 678 JS, ndërsa shoferi, Elvis Gaçaj ka mbetur i plagosur. Policia ka thënë se në automjet ndodhej edhe një tjetër shtetase me iniciale E.Gj., e cila nuk është dëmtuar nga plumbat dhe është shoqëruar në ambientet e policisë.

Dyshimet janë se objektiv i atentatit ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje, ndërsa në vitin 2008 ka plagosur një tjetër shtetas, veprim për të cilin është arrestuar.

Ndonëse, nuk jepen të dhëna nga policia, mësohet se autori, për të cilin dyshohet se është shtetasi me iniciale A.F., 16 vjeç, i ka pritur të rinjtë pranë një rrugice pa ndriçim dhe sapo automjeti është afruar, ai ka qëlluar 7 herë me armën tip kallashnikov në drejtim të tyre. Atentatori e kishte fshehur armën poshtë një batanije dhe mënjëherë pas sulmit është larguar drejt lumit të Lanës.

Shoferi Gaçaj i është kundërpërgjigjur me armë autorit të sulmit, por deri më tani nuk dihet nëse ky i fundit është plagosur.

Sipas Policisë, dy viktimat nuk kanë të kaluar kriminale, ndërkohë që disa postblloqe janë ngritur nga efektivët blu në pikat kryesore të kryeqytetit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ-DIA / Transferohet nga Fieri në burgun e Tiranës Kastriot Ismailaj
Goditet me thikë nga bashkëmoshatari, humb jetën 17 vjeçari në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.013152837753296
array(1) { ["section"]=> string(97) "atentati-ne-tirane-ne-makine-ishin-4-persona-autori-i-mitur-e-fshehu-armen-poshte-batanijes-22124" }