41-vjeçari Mikel Mehmeti i cili mbeti i plagosur nga një atentat në Vlorë është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas pesë orësh ndërhyrje kirurgjikale gjendja e tij është rënduar prandaj u dërgua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 'Pavarësia' ku persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.
41-vjeçari Mehmeti dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.
Dyshohet që të shtënat të kenë ardhur si rrjedhojë e një atentati nga dy persona me motorr dhe të pajisur me skafandra, të cilët kanë ndjekur makinën dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.