Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Vlorës ka gjetur një automjet të djegur.
Makina mësohet se është pikasur i parkuar tek “Ura e Mifolit”, në fshatin Ferras dhe dyshimet e para lidhen me ngjarjen e mbrëmshme, ku 35-vjeçarit Elidon Mehmeti u qëllua për vdekje në një atentat me breshëri plumbash.
Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë në lagjen Pavarësia, ndërsa dyshohet se makina e shkrumbuar u përket autorëve të atentatit. Mëgjithatë, policia vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.