Atentati në Vlorë, zbardhen detaje të reja dhe shoqërohen të dyshuarit e parë

Publikuar tek: aktualitet, më 06:35 10-04-2017 Atentati në Vlorë, zbardhen detaje të reja dhe shoqërohen të dyshuarit e parë

Policia e Vlorës ka zbardhur tejate të reja, lidhur me atentatin e mbrëmshëm, ku mbeti i vdekur me breshëri plumbash 35-vjeçari Elidon Mehmeti.

Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku viktima ka qenë në mjetin tip “Ford” përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.

Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutohet me kallashnikov një person teksa lëvizte me makinë (Emri)
Atentati në Vlorë, gjendet sot në mëngjes një makinë e djegur tek “Ura e Mifolit” »
Article Logic
Execution time: 0.010184049606323
array(1) { ["section"]=> string(82) "atentati-ne-vlore-zbardhen-detaje-te-reja-dhe-shoqerohen-te-dyshuarit-e-pare-74657" }