Policia e Vlorës ka zbardhur detaje lidhur me të shkuarën e viktimës, tek e cila janë fokusuar edhe hetimet.
Elidon Mehmeti 39 vjeç u vra mbrëmë në një atentat me breshëri plumbash në makinën e tij në lagjen Pavarësia në Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës mendohet se shkak i ekzekutimit të tij ka qenë e kaluara e tij, pasi viktima ishte person i njohur për policinë, si person me precedent të mëparshëm penal.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është arrestuar në shtetin Italian për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”, sqarojnë blutë e Vlorës.
Deri në këto momente, janë shoqëruar 8 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Mengjesin e sotëm tek “Ura e Mifolit” u gjet një makinë e shkrumbuar dhe mendohet se u përket autorëve, ende të paidentifikuar.