Pak orë pas atentatit më armë zjarri në një lokal natë në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë, policia ka hedhur dritë mbi ngjarjen.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se objektiv i atentatit ka qenë viktima, Ergys Gjioveshaj 32 vjeç. Autori është afruar tavolinës ku ishte ulur i riu dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Bashkë me të në tavolinë ishte edhe Arta Luka 26 vjeç, e cila mbeti e plagosur bashkë me Florian Hila 28 vjeç dhe Arsonel Llanaj 32 vjeç, të cilët ndodheshin një tavolinë larg objektivit.
Atentati ndaj Ergysit mendohet të jetë kryer për motive hakmarrje, pasi në vitin 2000 ai ka vrarë me armë zjarri një moshatarin e tij, L. Alushi.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.