Atentati në zyrën e tij, Fatos Tushe del nga spitali i Traumës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 31-12-2019 Atentati në zyrën e tij, Fatos Tushe del nga spitali i Traumës kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe

Pas atentatit me granatë që iu bë në zyrën e tij mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është jashtë rrezikut për jetën dhe është njoftuar se sapo ka dalë spitali i Traumës.

Zv.drejtori i spitalit të Traumës Vilson Ruçi tha se Tushe ka vetëm një plagë në gjoks pasi i kishte rënë një cifël nga predha, ndërsa përcolli edhe një mesazh në emër të kryebashkiakut.

Kujtojmë që granata është vendosur poshtë derës së kryetarit, dhe në momentin që Fatos Tushe ka hapur derën e zyrës ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që plagosi kryebashkiakun dhe sekretaren e tij.

Ndërkohë e plagosur nga atentati me granatë mbeti edhe Sekretarja e Bashkisë së Lushnjes, Erisa Qalliut e cila është ende në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autor i këtij atentati është shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka qenë më herët shofer në Bashkinë e Lushnjes, ndërsa ka pasur debate të herëpashershme me Tushen.

Bëhet me dije se 45 vjeçari Gëzim Saraçi ka qenë shofer i kryebashkiakut të mëparshëm të Bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku, dhe në kohën kur në detyrë ka ardhur Fatos Tushe, ai është larguar nga puna.

Nuk dihet nëse largimi nga puna ka qenë motivi i kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur sot Lushnjen.

Ndërkaq Saraçi është shpallur në kërkim teksa në Lushnje është nisur vetë drejtori i policisë Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xibrakë/ Me dy thasë me kanabis në makinë, arrestohet 64-vjeçari i dënuar për drogë
Arrestohet shqiptari në Igumenicë, kapet me 4 kg marijuanë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.015192985534668
array(1) { ["section"]=> string(68) "atentati-ne-zyren-e-tij-fatos-tushe-del-nga-spitali-i-traumes-190820" }