Atentati para shtëpisë, del nga operacioni Ardian Çapja, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 08-06-2020 Atentati para shtëpisë, del nga operacioni Ardian Çapja, ja si është gjendja e tij shëndetësore Ardian Capja

Ardian Çapja, të cilit iu bë atentat ditën e sotme pranë shtëpisë së tij, sapo ka dalë nga operacioni i realizuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe bëhet me dije se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Operacioni i ka zgjatur rreth 2 orë dhe aktualisht ndodhet në luftë për jetën, pasi gjendja e tij shëndetësore është e pastabilizuar. 3 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të, kanë thënë mjekët pas operacionit.

Nga atentati që iu bë paraditen e sotme, i cili është i 3 për të, Çapja ka marrë një plumb në shpatull, më pas është rrëzuar në tokë, ku si pasojë ka pësuar dëmtime në kokë. Nga plagët që ka marrë ai ka pësuar hemorragji dhe me urgjencë u dërgua te Trauma në Tiranë, i rrethuar nga forca të shumta policie, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/detaje-te-reja-nga-atentati-i-capjas-u-qellua-me-snajper-me-numra-te-fshire-pas-shtepise-autoret-e-lane-armen-ne-makinen-e-vjedhur-dhe-i-vune-flaken-e-plote-209486

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zelanda e Re i jep fund distancimit social, Silva Bino shpreh pëlqimin për kryeministren
Sezoni turistik nën 'frikën' nga COVID, Manastirliu: Hapen 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe »
Article Logic
Execution time: 0.010862827301025
array(1) { ["section"]=> string(100) "atentati-para-shtepise-del-nga-operacioni-ardian-capja-ja-si-eshte-gjendja-e-tij-shendetesore-209500" }