Atentati, tritol makinës së Presidentit të Superligës në Tiranë, policia zbardh detajet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:07 21-08-2017 Atentati, tritol makinës së Presidentit të Superligës në Tiranë, policia zbardh detajet

Një atentat me bombë ndaj makinës së presidentit të klubit të Kamzës, Naim Qarrit ka ndodhur ditën e sotme në Bathore.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndaj automjetit tip 'Hummer' në pronësi të numrit 1 të klubit që u ngjit në Superligë këtë sezon.

Njoftimi i policisë:

 ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj. Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat presidentit të Superligës, tritol makinës "Hummer" në periferi të Tiranës
Atentati me tritol, flet biznesmeni: “S’i trembem askujt”. Ja pista ku po heton policia »
Article Logic
Execution time: 0.01269006729126
array(1) { ["section"]=> string(91) "atentati-tritol-makines-se-presidentit-te-superliges-ne-tirane-policia-zbardh-detajet-89766" }