Atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë, 4 të arrestuarit nuk pranojnë lidhjen me ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 22-10-2020 Atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë, 4 të arrestuarit nuk pranojnë lidhjen me ngjarjen

Katër personat e arrestuar si të akuzuar për antentatin e bizmesmenit Andon Dhima kanë mohuar të jenë pjesë e kësaj ngjarje.

Bëhet me dije se prokuroria ka dokumentuar me prova filmike ngjarjen dhe nga këqyrja e të cilave do te përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.

Dy autorët e dyshuar janë Grid Leno, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe Altin Hoxha, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ndërkohë, janë ndaluar dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: Mariglen Matohiti, 30 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, dhe Eena Hoxha, 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë, ku dy persona të maskuar kanë tentuar të vrasin biznesmenin Andon Dhima, teksa ky i fundit hyri në pallat dhe u fut në ashensor.

Të dy personat hyjnë brenda në pallat, lënë çadrën jashtë dhe futen, ndërkohë që janë të maskuar. Në duar mbajnë pistoletë.

Njëri prej tyre e bën gati, por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OFL-ja u çon formularët 5 të dënuarve për drogë, vrasje, organizatë kriminale e grup të strukturuar: Keni 48 orë kohë t’i plotësoni (EMRAT)
‘Deti në Hagë’, Gjosha: Duhet të përgatitemi me ekspertë, kam frikë se fiton Greqia »
Article Logic
Execution time: 0.0090868473052979
array(1) { ["section"]=> string(93) "atentatin-ndaj-biznesmenit-ne-tirane-4-te-arrestuarit-nuk-pranojne-lidhjen-me-ngjarjen-224728" }