Atentatori i Azem Hajdarit shpallet 'Qytetar nderi', vjen reagimi i Presidencës: Provokim i panevojshëm

Publikuar tek: barometri, më 08:26 19-06-2018 Atentatori i Azem Hajdarit shpallet 'Qytetar nderi', vjen reagimi i Presidencës: Provokim i panevojshëm

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli “Qytetar nderi”, Gafur Mazrekun, ish deputetin që qëlloi me plumba Azem Hajdarin në Kuvend.

 

Sakaq, ka ardhur reagimi nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:

“Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar  në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike”.

Aktin e dënoi edhe PD ndërsa edhe vetë kryeministri Rama në mbledhjen e PS e cilësoi si të turpshëm propozimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021547079086304
array(1) { ["section"]=> string(106) "atentatori-i-azem-hajdarit-shpallet-qytetar-nderi-vjen-reagimi-i-presidences-provokim-i-panevojshem-124935" }