Atesitët të kërcënuar në shtetin “laik” të Turqisë

Publikuar tek: bota, më 08:58 19-04-2015 Atesitët të kërcënuar në shtetin “laik” të Turqisë

Turqia është zyrtarisht shtet laik, por 99 për qind e popullsisë janë myslimanë, shumica e të cilëve të devotshëm. Një komunitet i vogël ateist në këtë vend është duke shprehur shqetësim për atë që thotë se është një intolerancë në rritje ndaj këtij komuniteti, e nxitur nga qeveria pro-islamike e vendit, transmeton Zëri i Amerikës.

"Ndonjëher ata dërgojnë fotot e al-Kaedës duke u prerë kokat njerëzve dhe duke i vënë të gjitha në një kovë. Ata na thonë – kokat tuaja do të jetë në një nga kovat si kjo. Përmes Facebook-ut, Tëitter-it dhe email-it kemi marrë disa qindra kërcënime me vdekje tashmë. Kemi gjithsej tre kamera të sigurisë. Kemi dy butona paniku, të lidhur me komisariatin më të afërt të policisë. Por ne jemi të vendosur”, shprehet Onur Romano, një nga anëtarët themelues i Shoqatës Ateiste të Turqisë.

Në kanalet televizive turke ka një numër në rritje klerikësh islamikë që luftojnë besimet e tjera. Ateistët janë një objektiv popullor. Romano i Shoqatës Ateiste thotë se shumë aktivitete nga puna e grupit të tij kanë të bëjnë me kundërvënien ndaj pikëpamjeve të tilla.

"Ne nuk e fyejnë fenë, ne nuk fyejmë vlerat e njerëzve. E gjitha që ne përpiqemi të vendosim këtu, është t’u tregojmë njerëzve se çfarë është ateizmi dhe si është një ateist. Sepse shumë mendojnë se ateistët janë njerëz pa moral, pa vlera etike e kështu me radhë, pasi për ata etika është e barabartë me fenë."

Por, ateistët kanë qenë në shënjestër edhe nga Presidenti Erdogan. Në një fjalim muajin e kaluar ai paralajmëroi njerëzit që të ruhem nga terroristët ateistë. Ai vazhdoi të fajësojë ateistët se janë pjesë e një komploti për të përmbysur qeverinë e tij.

Gjatë vitit të kaluar ndjekje të shumta penale janë hapur kundër disa përdoruesve të twitter-it, disa prej të cilëve janë tani në burg pasi kanë ngritur pyetje mbi ekzistencën e Zotit, sipas ligjit kundër nxitjes së urrejtjes fetare. Muajin e kaluar, i njëjti ligj u përdor për të ndaluar 48 faqe të internetit, duke përfshirë një që i përket revistës franceze satirike Charlie HEBDO, si dhe faqen elektronike të Shoqatës Ateiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01171612739563
array(1) { ["section"]=> string(53) "atesitet-te-kercenuar-ne-shtetin-laik-te-turqise-9151" }