Athina zyrtare nuk përbahet, akuza të ashpra në adresë të Turqisë

Publikuar tek: rajon, më 23:09 25-10-2020 Athina zyrtare nuk përbahet, akuza të ashpra në adresë të Turqisë Foto-Montazh

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vetëm sa kanë nisur.  

Kjo pasi, Athina Zyrtare ka reaguar përsëri ashpër ndaj indiferentizmit të shfaqur nga Turqia sa i përket thirrjeve të komitetit ndërkombëtar për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor. Madje, Athina e akuzon atë se me injorimin e saj po përshkallëzon provokimet, duke mos-respektuar në këtë mënyrë edhe rregullat themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.

Mbrëmjen e së premtes sekretari i Përgjithshëm i NATO përgëzoi Ankaranë dhe Athinën për moratoriumin e vendosur mes tyre gjatë festave kombëtare të të dy vendeve. Athina menjëherë i është përgjigjur me një anti-Navtex për kërkime sizmike në zonën e Kretës duke e bllokuar atë për një periudhe të pacaktuar dhe duke shpallur Navtex-in turk të paautorizuar, të paligjshëm dhe që zhvillohet në një zonë që mbulon shelfin kontinental grek.

Çështja e tensioneve greko-turke do të jetë të hënën në qendër të bisedimeve Dendias –Lavrov pasi ministri i Jashtëm rus viziton Athinën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në rrugën e Aeroportit, pesë persona dërgohen me urgjencë në spital
»
Article Logic
Execution time: 0.012102127075195
array(1) { ["section"]=> string(71) "athina-zyrtare-nuk-perbahet-akuza-te-ashpra-ne-adrese-te-turqise-225138" }