Atifete Jahjaga pjesë e partisë së re në Kosovë, krijohet nga figura të njohura të politikës

Publikuar tek: rajon, më 15:33 25-04-2016 Atifete Jahjaga pjesë e partisë së re në Kosovë, krijohet nga figura të njohura të politikës

Ilir Deda sot e zyrtarizoi braktisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i dhënë kështu fund spekulimeve të kamotshme se ai nuk po mund të funksionojë brenda VV-së.

Largimi i Dedës nga Vetëvendosje vije në një moment kritik për këtë parti, marrë parasysh edhe ndarjen si opozitë nga AAK-ja dhe Nisma.

Deda sot në konferencë paralajmëroi edhe formimin e një subjekti të ri politik.

Indeksonline raporton nga burime brenda “grupit iniciues” se përveç Ilir Dedës në partinë e re do të jenë pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila e larguar zyrtarisht nga AKR-ja, kryetare e Gjakovës, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu dhe deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Ftesë u është bërë edhe Dastid Pallaskës dhe Lumir Abdixhikut, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga këta dy”, thonë këto burime. 

savjo.png

*Vjosa Osamni, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074460506439209
array(1) { ["section"]=> string(97) "atifete-jahjaga-pjese-e-partise-se-re-ne-kosove-krijohet-nga-figura-te-njohura-te-politikes-38641" }