Atmosferë e jashtëzakonshme në Korçën e bukur të serenatave. Që nga dje momente të paharrueshme për dhjetëra e mijëra vizitorë. E kemi fjalën për Festën e Birrës, që tashmë është kthyer në traditë dhe këtë herë shënon 10-vjetorin e saj. Bashkia e Korçës është kujdesur edhe për detajet më të hollësishme në mënyrë që ky 10-vjetor të mbahet mend gjatë. Birra pafund, show, dekor mbresëlënës, këngë e festë...të gjitha do kulmojnë në këtë qytet përgjatë 4 ditëve të tjera. Korça ju pret në festën e të gjithëve.