“Aty rri, mos luj!” MOMENTI kur policia mësyn nëpër shtëpi e hotele dhe arreston gjysmë të zhveshur grupin e prostitucionit (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 06-02-2017
Prostitucion by newsbomb-al

Kjo është video e operacionit të koduar "Free TAXI" që çoi në pranga 11 persona, mes tyre 4 taksistë, një polic dhe 3 femra.

Policia mësyn nëpër shtëpi e hotele ku grupi ushtronte aktivitetin e prostitucionit dhe i kap në befasi, një pjesë e tyre janë edhe gjysmë të zhveshur siç duket dhe nga pamjet filmike.

NGA OPERACIONI:

1. Fllanxe.A  ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese  në Tiranë. Arrestuar për veprën  penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.

2. Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për  të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të "Shfrytëzim Prostitucionit" parashikuar nga neni 114 i K. Penal

3. Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të  "Prostitucionit "dhe "Shfrytëzim Prostitucioni",parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.

4. Maringlen Ahmetaj, vjeç 33 banues në Tiranë,  “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim Prostitucionit",dhe "Shitjes narkotikëve"parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te K. Penal.

5. Arben Bici,36 vjeç ,banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim", parashikuar nga neni 114 dhe 25 i K.Penal.

6.  Përparim Kola,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, "TAKSIST". Ndaluar për  veprën penale të " Mos kallzimit të krimit"parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7.  Kujtim Karamuça,50 vjeç,  lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale  të " Shfrytëzimit të Prostitucionit "dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 te Kodit  Penal.

8. Lendi Stefani, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë .Arrestuar për veprën penale  "Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge" parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.

9. Gjergji Rusa, 24 vjeç,lindur dhe banues ne Tiranë.Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i K. penal.

10. Albion Todri, 32 vjeç ,lindur ne Berat dhe banues ne Tiranë .Arrestuar për veprën penale  “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.

11. Elton Shtrepi, 32 vjeç,  banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të" “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm ” Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1,  114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .

Janë proçeduar në gjëndje të lirë shtetasit:

​1. E.S ,37 vjeç banues në Tiranë,  proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

2. G. K, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

3. A.B, 33 vjeç lindur  në Dibër dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

4. R.D, 32 vjeç lindur  në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar  për veprën vepren penale të “Prostitucionit”.

5. O. P, 26 vjeçe, lindur  në Fier dhe banues në Tiranë. Proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit”.

6. I. Gj, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proçeduar për veprën  penale të “Prostitucionit”.

7. J.S, 35 vjeçe , lindur ne Durres dhe banuese në Tiranë. Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

8. A.B ,28 vjeçe, lindur dhe banues në  Elbasan.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

9. M. T, 22 vjeçe, lindur  dhe banuese në Tiranë.Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

10. G. H  ,32 vjeçe banuese në Tiranë .Proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi :

• M .K ,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 I Kodit Penal.

Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Përmes veprimeve proçeduriale duke përdorur dhe metoda speciale Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin  kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona  të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar,  ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.

Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe  klientet  siguroheshin  prej organizatorëve.( taksistët)

Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë  të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera  (që  njësohen me to), për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas   në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve. 

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar :

• 3 automjete taksi,

• 18 aparate telefonike,

•50000 lek të reja,si dhe  4 doza kokainë.

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qëndre  pritëse  me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

SKEMA

skema_copy_copy.jpg

 mommm.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 2 çanta me marijuanë të fshehura në shkurre
OSHEE jep një njoftim të rëndësishëm: Për disa orë nuk do të ketë energji elektrike në këto zona të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.014697790145874
array(1) { ["section"]=> string(131) "aty-rri-mos-luj-momenti-kur-policia-mesyn-neper-shtepi-e-hotele-dhe-arreston-gjysme-te-zhveshur-grupin-e-prostitucionit-video-67859" }