Audi dhe BMW bëhen ‘përshesh’ në Korçë, plagosen rëndë dy të rinj (DETAJET-FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 10-01-2018 Audi dhe BMW bëhen ‘përshesh’ në Korçë, plagosen rëndë dy të rinj (DETAJET-FOTOT)

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, e për pasojë dy persona janë plagosur rëndë.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga newsbomb.al makinat janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe janë dëmtuar në pjesën e përparme.

“Më datë 10.01.2017 jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur mjeti tip "BMW" me targa AA671PT me drejtues shtetasin J.S, banues në Bilisht dhe mjeti tip "Audi" me targa AA676RG me drejtues shtetasin R.N, banues në Rëmbec. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjere të mjetit tip "BMW" shtetaset E.K, 28 vjeç, banuese në Bilisht dhe Xh.R, 20 vjeç, banuese në Rëshen, të cilat u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

1.jpg

3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dha dorëheqjen pas akuzave për tregti armësh, ish-kreu i SHIU kërkon pagat e papaguara në gjykatë
RTSH padit kompaninë e sigurimeve EUROSIG, i kërkon t'i paguajë 3.906.000 lekë »
Article Logic
Execution time: 0.011069059371948
array(1) { ["section"]=> string(83) "audi-dhe-bmw-behen-pershesh-ne-korce-plagosen-rende-dy-te-rinj-detajet-fotot-106096" }