Audi i kërkon Messit dhe lojtarëve të Barcelonës të kthejnë makinat luksoze (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 21:39 20-07-2019 Audi i kërkon Messit dhe lojtarëve të Barcelonës të kthejnë makinat luksoze (FOTO) Messi me Audi RS 6 Avant

Gjiganti gjerman i makinave Audi i kërkon yllit të Barcelonës Lionel Messi dhe shokëve të tij që të kthejnë makinat që kanë marrë pasi kontrata me Camp Nou ka përfunduar.

Messi dhe gjithë shokët e tij te Barcelona kishin mundësinë të zgjidhnin modelet më të fundit të markës Audi vitin e kaluar kur gjiganti gjerman i automobilëve u bë sponsor i Barcelonës, raporton The Sun.

Kështu Messi zgjodhi një Audi RS 6 Avant me vlerë rreth 130,000 paund ndërsa Ivan Rakitiç zgjodhi një Audi Q7 me vlerë 65,000 paund.

Por tashmë që marrëveshja me yjet e Spanjës ka përfunduar, Audi ka kujtuar makinat e veta të cilët lojtarët e Barcelonës i merrnin në përdorim falas, shkruan newsbomb.al, ndërsa sipas drejtuesve të Audit ëështë vendosur që makinat të dorëzohen brenda 3 javëve në vazhdim.

Përmes kontratës së firmosur vitin e kaluar mes Audit dhe Barcelonës, lojtarët kishin të drejtë të zgjidhnin nga modelet më të vogla e deri te prodhimet më të fundit. /NEWSBOMB.AL

Screenshot_7.jpgScreenshot_6.jpgScreenshot_5.jpgScreenshot_4.jpgScreenshot_3.jpgScreenshot_2.jpgScreenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029160022735596
array(1) { ["section"]=> string(87) "audi-i-kerkon-messit-dhe-lojtareve-te-barcelones-te-kthejne-makinat-luksoze-foto-172818" }