'Audi' me shpejtësi të madhe përplas furgonin e OSHEE, plagoset 17-vjeçarja

Publikuar tek: aktualitet, më 22:18 28-01-2018 'Audi' me shpejtësi të madhe përplas furgonin e OSHEE, plagoset 17-vjeçarja Foto ilustruese

Mbi pesë aksidente janë shënuar vetëm gjatë ditës së sotme në rrugët e Shqipërisë, më i fundit ka ndodhur në Fushë Krujë.

Mësohet se një mjet tip “Audi A6” me shpejtësi tej normave të lejuara ka përplasur në pjesën e pasme një furgon të OSHEE-së. Për pasojë është plagosur një vajzë 17-vjeçare që ndodhej në furgonin e OSHEE-së. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02001690864563
array(1) { ["section"]=> string(79) "audi-me-shpejtesi-te-madhe-perplas-furgonin-e-oshee-plagoset-17-vjecarja-108279" }