Audio-përgjiimi në Strasburg, REAGON Ulsi Manja: Bisedë kafeneje

Publikuar tek: politike, më 13:45 29-08-2018 Audio-përgjiimi në Strasburg, REAGON Ulsi Manja: Bisedë kafeneje Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja reagon lidhur me audio-përgjimin e publikuar ditën e djeshme ku nënkryetari i KQZ Denar Biba dëgjohej teksa shantazhonte gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

 

Sipas Manjës kjo nuk ka të bëjë me shantazh, por nuk është gjë tjetër veçse një bisedë kafeneje mes dy miqve. Ndërsa hedh akuza kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha që sipas tij nuk di gjë tjetër të bëje veçse të merret me përgjime.

“Zbulime të tilla vetëm, Lulzim Basha di të bëjë. Opozita e sotme i di shumë mirë çështjet e pronave. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën që ka bërë me pronat në Shqipëri. Dhe merr guximin dhe kërkon llogari për një bisedë kafeneje mes dy personave. Delegacioni shqiptar shkoi në vitin 2014 në Strasburg me një listë pronash dhe u miratua në vitin 2015. Atëherë ça qenka ky shantazh, ku biseda e dy miqve në kafe u miratua më pas në Kuvend. Lulzim Basha vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të zhytet thellë në ujin e ndenjur ku ka zhytur opozitën shqiptare. S’ke ç'i bën ky taksirat na ka zënë si mazhorancë, kur Lulzim Basha mori si zanat të ri atë të specialistit të audio-përgjimit”, tha Manja.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033468961715698
array(1) { ["section"]=> string(69) "audio-pergjiimi-ne-strasburg-reagon-ulsi-manja-bisede-kafeneje-132536" }