Audiopërgjimi, lojë politike apo investim gazetaresk? Ja si përgjigjet ish-presidenti Bamir Topi

Publikuar tek: politike, më 20:49 22-05-2018 Audiopërgjimi, lojë politike apo investim gazetaresk? Ja si përgjigjet ish-presidenti Bamir Topi

Duke komentuar audio-përgjimin e gazetarit Jetmir Olldashi, ish-presidenti Bamir Topi shprehet se mund të jetë përdorur nga politika, pasi ka kontradiksion të madh brenda saj.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Topi ka thënë se gjatë kohës si president s’ka patur asnjë informacion pë vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga intervista:

Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”

Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdoru nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”

Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”

Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”

Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”

Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”

Topi: “Me dijeninë time jo”

Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”

Topi: “Problemi nuk është te  Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”

Vasili: “HAp i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”

Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030519962310791
array(1) { ["section"]=> string(101) "audiopergjimi-loje-politike-apo-investim-gazetaresk-ja-si-pergjigjet-ish-presidenti-bamir-topi-121747" }