Aulona dhe Fatma “braktisin” Top Channel dhe “thumbojnë” nga një tjetër ekran, rrëfehen dy moderatoret

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:22 22-02-2017 Aulona dhe Fatma “braktisin” Top Channel dhe “thumbojnë” nga një tjetër ekran, rrëfehen dy moderatoret

Dy moderatoret Fatma dhe Aulona, do të rinisin emisionin e tyre "Thumb" në një tjetër televizion dhe jo më në "Top Channel".

Të ftuara në  emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatoret rrëfyen se “Thumb” do të vijojë misionin në ekranin e ABC News. Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e rinj, dy vajzat treguan se formati do të qëndrojë brenda qëllimit të tij themelor,  të "thumbojnë" personazhet e njohur të showbiz-it.

Bashkë me intervista e të ftuar ekskluziv, “Thumb” këtë sezon do të ketë edhe rubrika të reja për të cilat puna ka nisur prej kohësh. Ekskluzivisht për “Rudina” u prezantua edhe spoti i programit që do të nisë së afërmi.

“Një e re në këtë sezon të ri do jetë fakti që Aulona dhe Fatma do jenë pak më të shtruara, në mënyrë që t’i kuptojnë edhe mosha që nuk kanë të njëjtin target grup me ne. Pra, do të jemi më të qarta…” – tha Fatma duke shtuar se showbiz-i ndiqet edhe nga mosha më të mëdha.

Fatma dhe Aulona premtojnë që do të thumbojnë me lezet, siç iu ka hije dy moderatoreve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069949626922607
array(1) { ["section"]=> string(103) "aulona-dhe-fatma-braktisin-top-channel-dhe-thumbojne-nga-nje-tjeter-ekran-rrefehen-dy-moderatoret-69616" }