Aurela Gaçe me zë brilant, por s’e mbyt smira. Çfarë bën për Paolën s'e bëjnë të gjithë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:17 22-06-2016

Aurela Gaçe me zë brilant është pak t’i thuash, sepse të gjithë e dinë këtë gjë. Një këngëtare e kompletuar, që e zotëron skenën si askush dhe me shumë vite të gjata në karrierë.

Por Gaçe karakterizohet edhe nga humanizmi, ku shpesh është parë të bëjë dhurime e të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Ajo që ka treguar sot është një tjetër cilësi e karakterit të saj: nuk ka aspak smirë për të talentuarit si ajo.

Dhe fjala është për Paolën, e cila ka një zë fantastik dhe i ka dërguar Gaçes këngën në video.

Por Gaçe, me zemërgjerësi, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë e ka shpërndarë në profilin e saj ku ka mijëra ndjekës duke shkruar me modesti:

‘’Çfarë mund të them? Kjo vajzë më dedikon një këngë me dashuri...përveç kësaj më çuditi sa bukur këndon . Vërtetë shumë zë i bukur.

Faleminderit e dashur’’. Një promovim i mirë i Paolës.

E papritur apo jo?! Sa shumë jemi mësuar të shohim xhelozi e smirë nëpër ekranet tona…

 

 vajzaaurela.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028695106506348
array(1) { ["section"]=> string(97) "aurela-gace-me-ze-brilant-por-s-e-mbyt-smira-cfare-ben-per-paolen-s-e-bejne-te-gjithe-video-44255" }