Aurela Gaçe prezanton mes lotësh gjyshen nga Llakatundi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:41 14-05-2015 Aurela Gaçe prezanton mes lotësh gjyshen nga Llakatundi Aurela gaçe dhe gjyshja e saj

Këngëtarja e madhe Aurela Gaçe, sot në ditën me diell , së bashku me Blerta Graçen i kanë bërë një vizitë gjyshes në Llakatund. Aurela nuk ka mundur mos ta ndajë këtë moment të veçantë me ndjekësit dhe fansat e saj duke e shoqëruar edhe me një superdedikim.

“Gjyshja... Sa shumë duhet, sa shumë do t'a bësh të ndihet mirë, t'a dijë se ne e duam shumë.
Kam shumë për të thene, por më duket sikur nuk mjafton për këtë lidhje të shenjtë gjyshër -mbesë e nip.

Çfarë dashurie..shkuam në Llakatund me @blertagace, dy mbesat, vetëm e vetëm t’i tregonim me puthje se e duam shumë... E ne të njëtën kohë me mungojnë kaq shumë gjysherit e tjerë që nuk kam mundesinë t'i përqafoj... Kam shumë shumë kujtime të pashlyeshme nga shpirti për gjyshërite tjerë që s'i kam më pranë, dhe nuk di, a e dinin ata sa e pakufij ishte dashuria për ta? Sa shpesh vijnë në bisedat tona? Edhe sa loteë shpirti derdhëm ne kur ata u larguan nga kjo jetë? Uneë tani nuk i mbaj dot lotët.....vërtet më mungojnë... Dhe i kam të ngulitura të gjitha momentet, qysh fëmijë... Çfarë qenie hyjnore janë gjyshërit, cfarë dashurie e bukur e pakufij.
E vetmja gjyshe që kemi....Dhe prandaj po e "mbys" me përqafim, sepse mezi e kemi”, përfundon Aurela dedikimin e gjatë e plot emocion për gjyshen e saj të vetme, ende gjallë.

Në këtë rast vlen të themi; Kush ka mbesa botën ka!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017760992050171
array(1) { ["section"]=> string(61) "aurela-gace-prezanton-mes-lotesh-gjyshen-nga-llakatundi-11170" }