Aurela Gaçes i lenë qese me plehra në ashensor, këngëtarja indinjohet, prish fjalorin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:51 06-03-2015 Aurela Gaçes i lenë qese me plehra në ashensor, këngëtarja indinjohet, prish fjalorin plehrat e lëna në ashensorin e aurela Gaçes

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtares Aurela Gaçe këtë mëngjes. Dikush ka lënë disa qese me plehra në ashensorin e saj ç’ka e ka mërzitur dhe indinjuar së tepërmi këngëtaren.

"Uuu rrofsh o vëlla ose ti moj motër se na e bëre ditën dritë me këto qese që ke lënë në ashensor”, nis komenton me ironi Aurela në profilin e saj në “instagram”.

“Koshi i plehrave është 10 metra më tutje, po kushedi si ka qenë puna dhe i le aty. Po ashensori edhe pallati është edhe i joti . Ai miu do të të vijë edhe ty në shtepi . O nuk gjej dot shpjegim.
Dini ju ndonjë arsye se pse, njeiru paguan metrin katror për të jetuar diku mirë e me rregull, dhe e dhjet vetë shtëpinë e vet", pyet këngëtarja ndjekësit dhe fansat e saj duke i kërkuar njëkohësisht ndjesë për fjalorin e përdorur.

“Ja, kjo është Tirona jonë, Tironë e kontradiktës... Pordhaceri në kulm dhe plehrat tek dera’, përmbyll Aurela postimin e saj duke dashur të verë pikat mbi “i”.

Postimi i Aurela Gaçes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013297080993652
array(1) { ["section"]=> string(88) "aurela-gaces-i-lene-qese-me-plehra-ne-ashensor-kengetarja-indinjohet-prish-fjalorin-5130" }