Gazetarja Aurora Koromani është kërcënuar për herë të dytë persona ende të paidentifikuar.
Mesazhi kërcënues ku shkruhej “Ju ka me ju dënu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrar”, është mesazhi i dërguar në redaksinë e news24. pas mesazhit të dërguar në orën 00: 49, kërcënuesi ka bërë edhe një telefonatë në orën 00:53. telefonata zgjati vetëm 9 sekonda por telefonuesi nuk foli.
Policia po heton ngjarjen ndërsa është konstatuar se mesazhi është dërguar nga një numër brenda territorit shqiptar. Kjo është hera e dytë që gazetarja Koromani kërcënohet me jetë brenda pak ditësh.