Autostrada Elbasan-Tiranë kthehet në pistë garash, policia pezullon 28 patenta: Ecnin me 204 km/h (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 14-11-2019 Autostrada Elbasan-Tiranë kthehet në pistë garash, policia pezullon 28 patenta: Ecnin me 204 km/h (VIDEO) Shpejtësia e kapur nga radari

Policia Rrugore ka kryer sërish aksione blic gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Blutë bëjnë me dije se radarët kanë regjistruar automjete që ecnin me 204 km/h, ndërsa kanë pezulluar për rreth 4 orë e gjysmë 28 patenta.

Policia i bën apel shoferëve të mos ecin me shpejtësi, pasi në shtëpi i pret familja. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 20:00 e mbrëmjes e deri në orën 00:30.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan

Vijon kontrolli me kamera, në aksin Sauk-Teg.

204 km/h para pak minutash.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h

Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret polici e aparati, e në rastin më të keq ju pret ambulanca

Duaje jetën, jetoje ateë familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029782056808472
array(1) { ["section"]=> string(109) "austostrada-elbasan-tirane-kthehet-ne-piste-garash-policia-pezullon-28-patenta-ecnin-me-204-km-h-video-185836" }