Australia kërkon ndalimin e përjetshëm të refugjatëve që mbërrijnë në brigjet e saj

Publikuar tek: bota, më 19:04 31-10-2016 Australia kërkon ndalimin e përjetshëm të refugjatëve që mbërrijnë në brigjet e saj

Qeveria federale në Australi ka njoftuar se ka përgatitur projektligj për të sjellë ndalesë të përhershme për vizë për refugjatët që vijnë në këtë vend me barka.

Kryeministri Malcolm Turnbull ka thënë se deri në fundjavë në parlament do të sillet projektligji që do të pengonte hyrjen në Australi të refugjatëve të cilët pas arritjes me barka kapen dhe dërgohen në qendrat përkatëse.

Sipas Turnbull, ky është paralajmërimi më i fortë që mund t’u jepet trafikantëve me njerëz.

Por reagimet nga opozita kanë qenë të ashpra. Kryetari i Partisë Laburiste të Australisë, Bill Shorten, parti kjo kryesore në opozitë, projektligjin e përgatitur nga qeveria e ka cilësuar si “absurd”. Ndërkaq, deputetët e Partisë Laburiste projektligjin që ndalon përjetësisht hyrjen e refugjatëve në Australi e kanë vlerësuar si “ekstrem”, “djallëzor” dhe “të sëmurë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23 vjeçarja bie nga shkëmbi dhe mbetet e paralizuar, i riu e përdhunon gjatë gjithë ditës
Drogë dhe pije alkolike, të rinjtë të gjakosur dhe të shtrirë në mes të rrugës këtë Halloween (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011483907699585
array(1) { ["section"]=> string(89) "australia-kerkon-ndalimin-e-perjetshem-te-refugjateve-qe-mberrijne-ne-brigjet-e-saj-57972" }