Australia nuk gjen qetësi, rrebesh me breshër sa një top golfi!

Publikuar tek: bota, më 15:24 20-01-2020 Australia nuk gjen qetësi, rrebesh me breshër sa një top golfi!

Gjendja në Australi po rëndohet gjithnjë e më shumë nga rrebeshet, retë e pluhurit dhe përmbytjet të cilat krahas zjarreve të vazhdueshme po bëjnë kërdinë në qytetet e mëdha.

 

Në kryeqytetin Australian, Canberra, një stuhi e ashpër, me madhësinë e breshërit sa topat e golfit, zbriti në qytet, duke dëmtuar ndërtesat, pemët dhe duke thyer xhamat e makinave.

Stuhia gjithashtu shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe plagosi dy persona, sipas zyrtarëve lokalë.

Breshëri ra gjithashtu në qytetin jugor të Melbourne, një zonë që tashmë është pushtuar nga zjarret.

Nga ana tjetër, në kontrast me motin e lagësht në qytete, qindra kilometra në perëndim, në qytetet e goditur nga thatësira të Dubbo, Nyngan, Parkes dhe Broken Hill, një re pluhuri e gjerë 300 km (186 milje) zbriti mbi këtë zonë e mbartur nga erërat e shpejta me shpejtësi deri në 66mph.

Kujtojmë se Zjarret në Australi goditën vendin në shtator të vitit të kaluar duke u marrë marrë jetën 28 personave si dhe duke shkatërruar më shumë se 2.600 shtëpi.

Pavarësisht zjarreve, Australianët po inkurajojnë turistët të kthehen në vend, pasi katastrofa është vlerësuar se i ka kushtuar Australisë deri më tani rreth 529 milion £.

Megjithatë, kërcënimi nga zjarret ende nuk ka mbaruar.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret do të intensifikohen përsëri këtë javë për shkak të rritjes së temperaturave dhe kushteve të thata atmosferike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070390701293945
array(1) { ["section"]=> string(68) "australia-nuk-gjen-qetesi-rrebesh-me-bresher-sa-nje-top-golfi-192615" }