I nxehti përvëlues ka detyruar Australinë të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme.
Autoritetet kanë marrë këtë vendim ekstrem nga frika se një valë edhe me e madhe do të përkeqësojë situatën e krijuar deri tani.
Por kryeministri i vendit, Scott Morrison është arratisur me pushime drejt Hawai-t ku po shijon disa ditë relaksi, në shoqërinë e familjes.
Largimi i tij në këto momente të vështira, ka shkaktuar zëmërim, revoltë dhe protesta vend.
Ky reagim i qytetarëve, që i kanë besuar drejtimin e vendit, pra drejtimin e jetës së tyre, ka bërë që Morrison të kërkojë falje publike dhe të ndërpresë pushimin.
‘Më vjen keq thellësisht për çdo ofendim të shkaktuar ndaj shumë australianëve të prekur nga zjarret e tmerrshme nga marrja e pushimit me familjen në këtë kohë,’ tha ai.
Australia është prekur prej muajsh nga zjarret të cilat kanë shkatërruar qindra shtëpi, kanë djegur miliona hektarë tokë dhe morrën 6 jetë njerëzish.