Austria bllokon trenin nga Venecia, dyshohet se ka të infektuar me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 22:49 23-02-2020 Austria bllokon trenin nga Venecia, dyshohet se ka të infektuar me koronavirus Foto ilustruese

Austria ka bllokuar në kufi një tren pasagjerësh që ishte nisur ditën e sotme nga Venecia në Itali.

Lajmin e ka bërë me dije ministria e Brendshme duke njoftuar se treni është ndaluar në kufi pas dyshimeve se dy persona në bord janë të infektuar me COVID-19.

Njoftimi palës autriake i është dhënë nga autoriteti hekurudhor italian, pas informacioneve se dy persona në bord kishin shfaqur shenja gripi. Aktuaisht treni po mbahet në pikën e kalimit Brenner në tokën italiane dhe është e paqartë nëse do të lejohet të vazhdojë rrugën, raporton newsbomb.al.

Deri më tani në Itali janë konfirmuar 130 raste me koronavirus, 3 persona kanë humbur jetën dhe 25 po mbahen në trajtim intensiv. mbi 50 mijë banorë janë vendosur në karantinë, kryesisht në veri të Italisë, Lombardi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071918964385986
array(1) { ["section"]=> string(84) "austria-bllokon-trenin-nga-venecia-dyshohet-se-ka-te-infektuar-me-koronavirus-196208" }