Austriaku që mori NOBEL në Letërsi, mbështetës i madh i Miloshevicit, mohon masakrën e Srebenicës (HISTORIA E REFUZIMIT TE MEPARSHEM)

Publikuar tek: bota, më 13:42 10-10-2019 Austriaku që mori NOBEL në Letërsi, mbështetës i madh i Miloshevicit, mohon masakrën e Srebenicës (HISTORIA E REFUZIMIT TE MEPARSHEM) Petër Handke

Petër Handke, austriaku 77 vjecar që fitoi sot Nobelin në Letërsi, duket se ka ngjallur debat të madh e sidomos mes shqiptarësh që kanë komentuar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e komisionit në Stokholm për dhënien e këtij cmimi të madh për njeriun që ka mbështetur diktatorët.

Jeta e tij edhe sipas informacioneve ka qenë shpesh nën debat. Meqënëse u rrit afër kufirit slloven, ai ka qenë një mbështetës I madh I ish-jugosllavisë, shkruan Deutsche Ëelle, dhe ka mbeshtetur serbët gjatë luftrave ballkanike të vitit 1990.

Në 2006, Handkle mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të akuzuarit për krime lufte Slobodan Miloshevic, një figurë që është akuzuar për genocid. Shkrimtari mohon gjithashtu masakrën e trupave serbe në Srebenicë.

I lindur në Carinthia në Austtri (ai jetoi në Berlin me të ënëm në përfundim të Luftës së Dytë Botërore) ai tregon se I mbron me pasion bindjet e tij.

Bombardimin e Serbisë nga NATO e ka konsideruar si ‘krim lufte”, por menjëherë u sulmua nga politikanët dhe media dhe gjithë këtë situatë e përshkroi edhe në libër.

Në vitin 2006, pas kriticizmit që pasoi pjesmarrjen e tij në funeralin e Milloshevicit, nominimi I Handke për cmimin Heinrich Heine me 50 mijë euro u tërhoq nga këshilli bashkiak I Dusseldorf. Handke më pas tha se ai nuk do ta pranonte atë cmim.

Por sot, ai u nderua me cmimin NOBEL në letërsi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025643825531006
array(1) { ["section"]=> string(136) "austriaku-qe-mori-nobel-ne-letersi-mbeshtetes-i-madh-i-miloshevicit-mohon-masakren-e-srebenices-historia-e-refuzimit-te-meparshem-181505" }