Autobusi bie në greminë, vdesin 41 oficerë policie

Publikuar tek: bota, më 14:01 14-12-2015 Autobusi bie në greminë, vdesin 41 oficerë policie Foto ilustruese

Një autobus që po transportonte oficerë të policisë është rrëzuar në një greminë në veri të Argjentinës duke shkaktuar të paktën 41 të vdekur.

Tragjedia ka ndodhur pranë qytetit Salta, ku autobusi që ishte pjesë e një karvani automjetesh shtetërore, është rrëzuar rreth 20 metra në greminë pasi shoferi ka humbur kontrollin. Sipas autoriteteve argjentinase, në autobus ndodheshin 60 persona ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spital.

Shefi i policisë të qytetit ku ndodhi aksidenti tha se rruga njihej për rrezikun e saj dhe shmangej nga banorët lokalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012609958648682
array(1) { ["section"]=> string(55) "autobusi-bie-ne-gremine-vdesin-41-oficere-policie-27745" }