Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Nepal ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.
Policia në qarkun Jajarkot ka thënë se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që bëri që autobusi të rrëshqiste 200 metra në grminë poshtë në lumë.
Katër të lënduar janë dërguar në një spital, ndërkaq të lënduarit e tjerë janë dërguar me helikopter në spitalin e qytetit më të afërt.
Aksidentet e trafikut në Nepal janë të zakonshme për shkak të rrugëve dhe makinave të pamirëmbajtur. Në muajin shtator, 18 persona humbën jetën, teksa ishin duke udhëtuar me autobus, i cili u ra në rrugët malore në Nepalin qendror.